fbpx

E tmerrshme ajo që po ndodh në Kosovë, 16 të vdekur dhe 196 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë është situatë e tmerrshme në përballje me pandeminë e koronavirusit.  Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik atje bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 475 mostra, prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, 16 prej të cilëve kanë humbur jetën vetëm 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.

IKSHPK thekson se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët si dhe bartja e maskave mbetet obligative.