E tmerrshme, babai vret pa dashje vajzën e tij

Një vajzë e vogël ka gjetur vdekjen pasi është goditur në kokë nga një top golfi ne SHBA.

Dhe ajo që e bën më të rëndë tragjedinë është fakti që topi i golfit u godit nga babai i vajzës.

Ai kishte marrë vajzën me vete ne këtë seancë stërvitore golfi. Vajza po qëndronte brenda në makinën e hapur të golfit në një cep të kompleksit.

Rutina e përditshme stërvitore për fat të keq këtë herë ka përfunduar në tragjedi. Babai ka goditur shumë keq me forcë topin e golfit duke e dërguar në kokën e vajzës së tij.

6 -vjeçarja u dërgua me urgjencë në spitalin e fëmijëve Salt Lake City, por për fat të keq ishte shumë vonë.

Policia lokale mbërriti shpejt në vendngjarje por pas hetimeve të kryera, nuk u ngrit asnjë akuzë ndaj babait, pasi ngjarja konsiderohet një aksident.