E tmerrshme/ Bëhet xheloz se i kushtonte më shumë vëmendje fëmijës, vret të fejuarën

Screenshot_16.png

Një 17-vjeçare është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj xheloz pasi ajo i kushtonte më shumë vëmendje djalit të tyre 1 vjeçar.

Maria Eduarda Lima, 17-vjeçe, u qëllua dy herë në kokë dhe në dorë nga partneri Patrick Azevedo Silva, 22 vjeç.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre në Rio de Janeiro, njoftoi policia.

Vajza në momentin kur u qëllua po e mbante foshnjën në krahë, kështu tha babai i vajzës në gjykatë.

Xhaxhai i viktimës deklaroi se ai kishte folur me mbesën e tij pak para sulmit.

“Mbrëmjen e së hënës, pak momente para sulmit, Maria i shkruajti nënës se Patrick kishte armë dhe e kërcënonte se do e vriste”, tha xhaxhai i viktimës.

Adoleshentja u shpall e vdekur në spital, ndërsa i fejuari i saj u arrestua menjëherë nga policia. Familjarët e Marias po kujdesen për foshnjen, i cili fatmirësisht nuk është lënduar.

scroll to top