E tmerrshme/ Emergjenca amerikane i kërkon Pentagonit 100 mijë qese morgu

d0e917b363866a9bcb6781df478644c6_L.jpg

Në SHBA situata me koronavirusin po përkeqësohet. Vetëm dy ditë pasi imunologët amerikanë paralajmëruan se numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA mund të kalojë 100 mijë, Pentagoni ka konfirmuar se FEMA i ka kërkuar 100 mijë qese për trupat e pajetë.

“Departamenti i Mbrojtjes dhe Agjensia e Logjistikës së Mbrojtjes kanë një marrëveshje afatgjatë me FEMA për të siguruar mallra nga partnerët kryesorë gjatë operacioneve të reagimit ndaj krizave”, tha zëdhënësi i Pentagonit Mike Andreës.

“Aktualisht DLA po i përgjigjet kërkesës së FEMA për të blerë 100 mijë qese morgu për të përballuar emergjencat në emër të agjencive shtetërore të shëndetit”, tha ai në një e-mail për mediat amerikane.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303