fbpx

E tmerrshme/ Gjendet e vdekur dhe e dekompozuar 48-vjeçarja në Berat

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet nga Berati. Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme. Kufoma e gruas është gjetur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, është nxjerrë nga lumi kufoma e gruas, që ishte e dekompozuar. Kufoma e gruas është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat, e cila po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Në morgun e Spitalit Rajonal Berat ka mbërritur bashkëshorti i gruas, që ka bërë edhe identifikimin e kufomës. Gruaja është Drita Breganaku, 48-vjeçe, banuese në lagjen Uznovë, e martuar dhe me 2 fëmijë.