E tmerrshme, i pesti brenda pak muajsh, hidhet nga lartësia në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërron jetë një 60-vjeçar

spitali-603x405.jpg

Një tjetër ngjarje shokuese ka ndodhur te spitali “Shefqet Ndroqi”.

Një pacient 60-vjeçar është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas policisë, 60-vjeçari ka kryer vetvrasje orës 00:30 të mëngjesit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse ky person ishte me Covid, por është rasti i pestë kur pacientët me koronaviorus i japin fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i spitalit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303