fbpx

E tmerrshme/ Infektohen me HIV 900 fëmijë, mjeku përdorte të njëjtën shiringë

shiringe.jpg

Një ngjarje e tmerrshme a ndodhur në qytetin Ratodero, në Pakistan, ku bëhet me dije se 900 fëmijë janë të prekur nga virusi Hiv.

Raportohet se para 1 viti fëmijët shkonin në spital pasi kishin temperaturë të lartë.

Në muajin prill erdhi diagnoza shokuese, qyteti ishte kthyer në epiqendër të epidemisë së Hiv-Aids dhe kishte goditur kryesisht më të vegjlit. Autoritetet shëndetësore fajësuan fillimisht një pediatër, duke e akuzuar se kishte ripërdorur disa herë të njëjtat shiringa. Deri më tani 1100 persona, një për çdo 200 banorë, ka rezultuar pozitiv ndaj virusit dhe thuajse 900 janë fëmijë nën 12 vjeç.

Mjeku Ghangro rezulton të jetë një nga shkaktarët e transmetimit të virusit, pasi besohet se ai ka përdorur të njëjtën shiringë disa herë.

Ai  u arrestua nga policia për neglizhencë dhe abuzim me detyrën, por dënimi ndaj tij nuk është dhënë ende, shkruan noa.al.

Në një intervistë për ‘New York Times’, ai pretendon pafajësinë dhe siguron se nuk i ka ripërdorur shiringat. Gjithashtu autoritetet dyshojnë se mjeku nuk është shkaku i vetëm i epidemisë, ndonëse është dokumentuar se shiringat janë ripërdorur disa herë. Rasti në fjalë është dosja më e bujshme hetimore në vend, dhe hetimet janë bërë edhe më intensive.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303