E tmerrshme/ Karikusi i merr jetën 17-vjeçares

42A2142B-428C-4320-B0D8-36B61E8A8350.jpeg

Një 17-vjeçare ka humbur jetën pasi telat e karikuesit të celularit janë çarë dhe kanë bërë kontakt me hekurat e shtratit ku po flinte gjumë.

Vajza kishte qenë shtrirë dhe duke luajtur me telefonin, karikuesin e të cilit ia kishte bashkuar kabllot me ngjitëse. Telat prekur hekurat e kornizës së shtratit dhe ajo ishte pa ndjenja.

Vajzën e gjeti e ëma, e cila mendoi se po flinte. Pasi e preku për ta zgjuar, edhe nëna u godit lehtësisht nga rryma elektrike.

Ajo shkoi menjëherë të shkëpusë energjinë por ishte shumë vonë pasi vajza kishte humbur jetën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303