fbpx

E tmerrshme në Kosovë, dyshohet për pesë të vdekur në pak orë nga COVID-19

Situata alarmante në Kosovë. Pesë persona të prekur me koronavirus dyshohet se kanë vdekur sot në Klinikën Infektive të QKUK, duke çuar në 71 numrin e viktimave nga ky virus në Kosovë

Vdekjen e një 70-vjeçari nga Mitrovica e kanë konfirmuar familjarët e viktimës, më saktësisht vajza e të ndjerit.

Ndërsa, askush nga zyrtarët e shëndetësisë as nga QKUK, as nga Ministria nuk i kanë konfirmuar rastet e vdekjes.