fbpx

E tmerrshme! Punonjësit bëjnë vizat e bardha mbi macen e ngordhur

mace.jpg

Pamjet flasin vetë! Në to tregohet puna e ribërjes së vizave të bardha në rrugë.

Skena vjen nga Calopar, një komunë e vogël me rreth 4 mijë banorë, në distriktin e Dolj, në Rumani.

Nuk ka shumë trafik, kjo pasi punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës, janë duke punuar, duhet të bëjnë vijëzimet e bardha.

Puna ecën me ritëm, ndoshta me aq shpejtësi sa që kur bëhen vijëzimet, punonjësit nuk e vënë re macen e ngordhur në asfalt, ndoshta e shtypur nga ndonjë makinë dhe e lyejnë me bojë sipër.

Fotografia e maces së ngordhur të lyer me të bardhë u publikua në rrjetet sociale, duke u përhapur me shpejtësi

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303