fbpx

E tmerrshme! Qindra të vrarë në protestat anti-qeveritare

protests-in-iraq.jpg

157 njerëz janë vrarë në protestat e fundit anti-qeveritare në Bagdad dhe qytete të tjera të këtij vendi, njoftuan autoritetet në Irak

Gjetjet e publikuara nga ekipet hetuese zbuluan se në mesin e të vrarëve në dhunë janë 149 civilë dhe tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Protestat në Irak kanë nisur javën e parë të tetorit për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.

Në raportin e ekipeve hetuese thuhet se vdekjet janë shkaktuar kryesisht me armë zjarri, ndërsa ka pasur edhe shënjestrime me snajperë.

Protesta të reja anti-qeveritare në Irak pritet të nisin më 25 tetor.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303