fbpx

E tmerrshme, shpërthen granata në Gramsh, humb jetën një 6 vjeçar

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në vend. Mësohet se një 6-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur i plagosur një 5-vjeçar pasi ka shpërthyer një granatë e vjetër në Gramsh.

“Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në  oborrin e banesës   së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë  të vjetër,  ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur.  Fëmija  A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital,  ndërsa shtetasi  A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303