fbpx

E tmerrshme, sulmuesi i Atleticos vuan nga sëmundja e rëndë

diego_costa.jpg

U projektua si një nga sulmuesit që mund të bënte historinë me Spanjën por edhe me klubet ku ka luajtur, por dëmtimet po penalizojnë ndjeshëm Diego Costën.

Diego Simeone humbet shërbimet e lojtarit me origjinë braziliane për 6 muajt e ardhshëm. Sulmuesi do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit deri në muaj prill duke iu referuar lajmeve që shkruajnë gazetat spanjolle.

Lojtari vuan nga një hernie diskale në qafë të paktën këtë kanë vërtetuar analizat të cilave u është nënshtruar Diego. Një sëmundje e rëndë pasi mund të krijoj deformime në trup. Këtë sezon Costa ka shënuar vetëm 2 gola në 15 ndeshje do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303