E tmerrshme, vdesin dy binjakë 5 muajsh në Berat

Një ngjarje vërtet tronditëse raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Berat. Një tragjedi që ka shokuar qytetarët atje, pasi 2 foshnje, binjakë vetëm 5 muajsh. kanë gjetur vdekjen.

Sipas informacioneve mësohet se fëmijët binjakë kanë mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Dy djemtë që kishin iniciale të njëjta R.A. u dërguar në morgun e spitalit, ku iu nënshtruan dhe autopsisë mjeko-ligjore, në bazë të të cilës u vërtetua se nuk kishin shenja helmimi, pasi ky ishte dyshimi i prindërve.

Shkaki i vdekjes është ende mister, edhe pse ka një dyshim që mund të kenë humbur jetën si pasoja e mungesës së ajrit në dhomë.