fbpx

E tmerrshme/ Vogëlushja kafshohet nga qeni i shtëpisë, futet urgjent në operacion

olivia-2.jpg

Olivia, vetëm 18 muajshe është kafshuar në fytyrë nga qeni i familjes të cilin kishin vetëm pak muaj që e kishin marrë.

Vogëlushja ishte duke luajtur me qenin, në momentin që ai është kthyer dhe e ka kafshuar në pjesën e veshit duke ja këputur atë.

Britany, mamaja 23 vjeçare e vajzës, e cila ishte dhe shtatzanë në kohën e sulmit, ka arritur ta largojë qenin nga Olivia, pasi ky i fundit nuk i lëshonte dhëmbët dhe donte ta kafshonte sërish në fytyrë.

Olivia e vogël do të bëjë një kirurgji plastike rinovuese, për pjesën e veshit që i mungon.

Qeni i tyre është nxjerrë nga shtëpia dhe është dërguar në një qendër trajnimi për qentë e pastrehë.

Familja shpreson që vogëlushja mos ta mbajë mend këtë moment në jetën e saj, dhe ata shpresojnë që operacioni t’i dalë me sukses dhe çdo gjë të shkojë mbarë.

olivia 1 olivia 2 olivia qeni
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303