E torturuan dhe i hoqën zemrën në burgun grek. Çfarë tha nëna e Ilia Karelit

nena-karelit.jpg

Ilia Kareli humbi jetën më 27 mars 2014 në një burg grek, si pasojë e dhunës së ushtruar nga gardianët.

Nëna e tij, Resmije Kumi, deklaronte përpara disa kohësh në Top Channel se gardianët e burgut e torturuan djalin e saj duke e dhunuar barbarisht e më pas i hoqën edhe zemrën.

“Çdo lloj torture iu punua atij. Të ma kishin vrarë me një plumb do të ishte shumë mirë. Po ato tortura që iu bënë, unë s’i harroj derisa të vdes. Edhe kur erdhi nuk më linin që ta shikoja. Jo se më thonin që ka ndonjë gjë, por “lëre mos e prek se zbulohet”. Ai ishte bërë çik-çik, nuk kishte më mish. E kishin copëtuar. Po zemra pse ju hoq? Unë nuk e besoj që ajo zemër që ka ardhur të jetë e tij. Pikë muhabeti. E çuan deri aty sa ia hoqën zemrën për së gjalli”, tregon mes dhimbjes Resmije Kumi.

scroll to top