E “tradhton” edhe Irani, De Biasi mbetet i papunë!

Gianni-De-Biasi.jpg

Gianni De Biasi mbetet sërish thatë. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare ishte shumë pranë stolit të Iranit por në fund, përfaqësuesja e vendit aziatik ka zgjedhur si trajner të ri Dragan Skocic duke lënë sërish të papunë italianin me pasaportë shqiptare.

De Biasi i cili që prej largimit të tij nga Shqipëria ka patur vetëm një eksperiencë të shkurtër te Alaves në Spanjë, fillimisht u përfol për të marrë drejtimin e Italisë, më pas emri i tij u përmend si trajner i Polonisë ndërsa tentativa për De Biasin bënë edhe Australia e Ekuadori.

Tashmë sëfundmi ish-tekniku i kuqezinjëve ishte shumë pranë stolit të Iranit por si përfundim edhe përfaqësueja aziatike e la thatë duke zgjedhur një tjetër trajner dhe duke zhgënjyer për disatën herë Gianni De Biasin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303