Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi ndodhet në zi. Raportohet se ai ka humbur babanë e tij së fundmi.
Ka qenë vetë Rakipi, ai që ka bërë me dije ngjarjen e rëndë. Ai shkruan se i ati i tij u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një sëmundjeje të rëndë.
Kahraman Rakipi, babai i ish-deputetit është një ndër njerëzit më me reputacion në Peqin. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e sotme, pavarësisht se qeveria ka nxjerrë aktin normativ për moslejimin e ceremonive mortore.