E trishtë! Mezi merrte frymë, si humbi jetën infermierja pasi u shërua nga COVID-19

infermierja-2-1024x576-1-600x360.jpg

Një infermiere argjentinase ka humbur jetën vetëm 24 orë pasi kishte dalë nga spitali. Ajo kishte qenë e shtruar për 20 ditë, pasi ishte prekur nga Covid-19.

Bëhet me dije se viktima është 43-vjeçarja María Mariángeli. Ajo u infektua në spitalin ku punonte në Buenos Aires, sipas gazetës “La Capital”.

Fatmirësisht, infermierja u bë më mirë dhe të hënën u vendos që të dilte nga spitali, pas testit të fundit ku doli negativ.

Por, në shtëpi iu rikthyen simptomat dhe infermierja e kishte sërish të vështirë që të merrte frymë. Me ambulancë u ridërgua në spital, por ndërroi jetë pas një ataku në zemër.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303