Mjeku i njohur, Bledi Nini ka ndërruar jetë së fundmi nga koronavirusi. Lajmi u bë i ditur nga Dritan Leli, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Mjeku humbi jetën në Itali në moshën 48-vjeçare.
Ai shkruan:
U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!