fbpx

E trishtë! Ndërron jetë gazetari dhe ish-deputeti shqiptar

Gazetari dhe ish-deputeti, Ramadan Musliu ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.  Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2004 deri në vitin 2007 si dhe ka punuar në disa revista të njohura.

Gjithashtu, poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht slllovenisht dhe është prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombëtare për vitin 2010 dhe është fitues i disa çmimeve letrare.