fbpx

E trishtë! Ndërron jetë nga Covid-19 një police, ishte shtatzënë

koronavirusi-koalicioni-kosove-1100x620.jpg

Një police në Kosovë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Bëhet me dije se viktima kishte qenë shtatzënë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë, por u bë e ditur sot. Ka qenë zëdhënësi i Policisë së Kosovës që ka bërë me dije ndarjen nga jeta të polices.

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën, të cilët kanë qenë të prekur edhe nga COVID-19”, është shprehur ai.

Nuk dihet se në çfarë muaji të shtatzënisë ishte policja, ndërsa raportohet nga mediat kosovare se e ndjera po trajtohej për disa ditë në Kralevë të Serbisë, por nuk mundi dot ta fitojë betejën me COVID-19.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303