fbpx

E turpshme! Dëmtohet rëndë busti i Adem Jasharit në Prekaz (FOTO)

Capture-67-600x341.jpg

Busti i heroit legjendar, Adem Jashari është dëmtuar rëndë në kompleksin në Prekaz.

Pavarësisht se politikanët gjatë fushatës zgjedhore e vizituan, busti i Adem Jasharit në kompleksin që mban emrin e tij në Prekaz është dëmtuar rëndë.

Në fotografitë që kanë ardhur në adresë të redaksisë lajmi.net, shihet busti i heroit legjendar Adem Jashari është dëmtuar tej mase.

Madje përveç dëmtimit në pllaka, nga mbrapa shihet se ky bust mund edhe të shkatërrohet i tëri për shkak të mosmirëmbajtjes së tij.

Në gjendje të rëndë është edhe kompleksi “Adem Jashari”, shtëpia e cila është kthyer në muze që nga paslufta për të treguar historinë e familjes së heroit legjendar.

Më poshtë ju sjellim fotografitë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303