Gjyqtarja Mimoza Margjeka është përplasur pak më parë para mediave me Policët, të cilët e kanë shoqëruar për në Gjykatën e Posaçme, për t’u marrë në pyetje mbi akuzën për korrupsion, por siç thotë ajo e dërguan në bodrumin e një gjykate tjetër dhe jo te Gjykata e Posaçme.
“Është e turpshme mor, nuk ka shkresë mor, si ma bëjnë mua mor, si ma bëjnë mua. Le të më dënojnë mua, kjo është antiligjore, do bëjnë spektakël këta me mua”, janë këto fjalët e gjyqtares Mimoza Margjeka teksa është duke u dërguar brenda në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Margjeka do të njihet sot me rivlerësimin e masës së arrestit ndaj saj, për shkak se dyshohet se ka marrë 2 mijë euro, kundrejt lirimit nga burgu të një personi të dënuar.

