‘E urrej ta shoh William-n të trishtuar’, si ka reaguar Kate ndaj vendimit të Meghan dhe Harry?

GettyImages-998544468.jpg

Princi Harry dhe dukesha e Sussex, Meghan Markle që pas njoftimit se hoqën dorë nga titujt mbretërorë kanë shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike.

Largimi i tyre nga familja mbretërore dhe jetesa e re të pavarur financiarisht, krijoi jo pak çudi në media, por edhe më gjërë. Mirëpo, deri tani nuk kemi lexuar ndonjë reagim të kunatës së Harry-t dhe Meghan, reagimin e Kate Middleton. Sipas një burimi për Us Weekly, Kate është lënduar nga ky veprim i Harry-t dhe Meghan.

“Kur Harry ndihej keq ose kishte probleme, William ishte gjithmonë aty për të, ashtu si Kate. Dukesha e Cambridge është shumë e lënduar. Ajo madje ka qenë këshilltarja e Meghan kur erdhi në Londër. Kate e urren të shohë burrin e saj kaq të mërzitur”,-tregon një burim për Us Weekly.

Ndëkohë William është i shqetësuar për vendimin e vëllait të tij për të jetuar i pavarur financiarisht dhe për të kaluar gjysmën e vitit në Amerikën e Veriut.

Sipas Us Weekly, Kate mësohet të ketë thënë se William ka bërë gjithçka ka mundur për të ndihmuar të vëllanë ndër vite, ndërkohë Harry me këtë veprim i hodhi poshtë të gjitha këshilla e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303