fbpx

E urreni apo e pëlqeni ‘Emily In Paris’? Ç’thotë kjo për ju sipas psikologëve

Ju mund ta doni ose ta urreni ‘Emily In Paris’, por s’mund ta injoroni atë.

Aktualisht, shfaqja e dytë më e popullarizuar në Netflix, komedi-dramë e lehtë, ka marrë gjithë vëmendjen.

Një javë pas premierës së serialit, Twitter është ende i ndezur nga reagimet.

Ekspertët e shëndetit mendor thonë se arsyeja psikologjike që njerëzve, edhe nëse s’iu pëlqeu, e çuan deri në fund serialin, ka të bëjë me aftësinë tonë të tanishme për të përpunuar stresin dhe “dëshirën për të ikur”.

Në një pandemi, spektakli i një gruaje që endet në qytetin e dashurisë me një optimizëm të shfrenuar, në vend të një maske, është jashtëzakonisht joreal për momentin dhe është pikërisht “ajo që urdhëroi mjeku”.

Sipas terapistes klinike Caroline Given, reagimi ynë ndaj serialit tregon më shumë për atë që ne po kalojmë, sesa për atë që paraqet shfaqja.

“Pikëpamjet polarizuese mbi “Emily në Paris” zbulojnë shumë rreth mënyrës se si njerëzit i përgjigjen krizës dhe kaosit,” thotë ajo.

Njerëzit, që po përjetojnë diçka të madhe, kanë dy prirje kryesore, të përballen me realitetin ose të ikin prej tij.

“Seriali u kërkon shikuesve të besojnë se një punonjëse “junior” e një agjensie marketing, mund të shkojë në Paris për të përfaqësuar kompaninë e saj, ndërkohë që nuk di asnjë fjalë në frengjisht”, thotë neuropsikologu Dr. Sanam Hafeez, “dhe në vend të kësaj iu kënaq fantazinë, por ideja e “pezullimit të realitetit” është po aq e neveritshme për disa, sa është e kënaqshme për disa të tjerë.

Personazhet janë pa maska, njerëzit janë ngjitur me njëri-tjetrin në club dhe jeta duket argëtuese dhe aspak serioze. Njerëzit i shohin këto, duke dashur të jenë të lirë e duke udhëtuar pa u shqetësuar për pandeminë.

Pandemia ka frymëzuar një mënyrë filozofike të të menduarit për shumë njerëz dhe kjo ka bërë që disa shikues të bëhen gjykues më të mirë të informacionit.

Pra, duke parë si reaguat ndaj “Emily In Paris”, ju mund të jeni në gjendje të kuptoni si ndiheni tani për jetën në përgjithësi.

Nëse po mendoni se sa kot ishte seriali, ju ndoshta nuk keni në mendje ndonjë “arratisje” të mundshme dhe kjo është në rregull.