E veçanta e staneve

Shtëpiza të vogla të ndërtuara me gurë. Çatitë e tyre të ndërtuara nga kashta. Dyer të sajuara. Është kjo pamja e parë që të kënaq sytë, kur ngjitesh nëpër malet shqiptare.

Të emëruara si stane, barinjtë  jetojnë aty gjatë muajve të verës. Bagëtitë e tyre kullosin nëpër këto zona gjatë ditëve të ngrohta, për tu kthyer në fshat ditët e fundit të vjeshtës.

Aty prodhojnë djathin e tyre, të cilin e zbresin poshtë me anë ta kuajve, pasi makina nuk mund të ngjitet deri atje lart. Mbledhin leshin e tyre, të cilin ua cojnë grave të shtëpisë. Atë e përdorin për të bërë corape dhe triko leshi, që mund t’i mbajnë për përdorime vetjake, ose mund edhe t’i shesin. Por gjatë kësaj kohë ata përfitojnë edhe të mbleshin edhe bimë medicinale të cilat rriten kryesisht në zona malore, si psh caji i malit, borronica etj. Me pak fjale këto shtëpiza, janë shtëpitë e tyre të dyta.

Më poshtë do t’ju sjellim ca foto nga malet e Dibrës, ku këto shtëpiza duken kaq interesante, e ku shpesh herë përdoren si strehë edhe nga ata që ngjisin malet dhe i zë nata andej.

 

Lër një koment