Në ndeshjen e parë në Camp Nou Mesi ishte vendimtar për Barcelonën, ndërkohë që mbrëmë nuk arriti ta ndihmonte ekipin e tij që ta shmangte humbjen e rëndë 4-0 në Liverpul.
Përjetimi i tij nga kjo humbje e thellë sipas raportimit të mediave angleze ka qenë shumë i keq. Lionel Mesi është përmbajtur në fund të takimit, por jo kur ka shkuar në dhomat e zhveshjes. Argjentinasi nga tuneli deri në dhomat e zhveshjes është parë në lot.
Ai gjithashtu në aeroport pati edhe një incident me tifozët që ishin shumë të zhgënjyer nga ky skualifikim. /real-news.tv/
Advertisement