fbpx

E zbulon ministrja: Rama ulet në dialog me Metën dhe Bashën, por ka një kusht

Rama-Meta-Basha-617x450.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur për mundësinë e një dialogu mes kryeministrit Edi Rama, kryeopozitarit Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta.

E ftuar nëstudion e Mbrëmje në ABC News , Spiropali u shpreh se Rama do të ulej në dialog me Metën dhe Bashën, por kushti është njohja e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pjesë nga biseda në studio

Milori: Do të uleshit në tryezë me Metën President e Bashën, kryetar të PD? Do të ulej Rama?
Spiropali: “Presidenti është në proces shkarkimi, derisa të shkarkohet ne e respektojmë si President të Republikës. Ju e keni dëgjuar gjuhën e Presidentit, ajo nuk është gjuhë për dialog. Në rast se Meta Basha e Kryemadhi njohin rezultatet e 30 qershorit atëherë patjetër të njohin zgjedhjet dhe të vazhdojnë përpara”.

Milori: Nëse Meta ju fton në dialog?

Spiropali: “Po patjetër, por mbi këto korniza kushtetuese. Nëse Basha thërret për protestë pasi ka rrënuar PD nga përfaqësimi tani është vetëm në rrugë dhe askund tjetër”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303