fbpx

E zbulon Monika Kryemadhi, ja kujt i ka vënë syrin Rama për shembjen e radhës

Teksa ishte duke folur në lidhje me për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dha një tjetër lajm mbrëmjen e sotme.

Ajo u shpreh se në muajin dhjetor do të shembet dhe Muzeu Kombëtar dhe do të ketë një projekt me kulla që e zëvendëson.

“Nuk kam pikë dyshimi që veprimtaria për teatrin është  kriminale. Çështja e teatrit kombëtar nuk ka të bëjë tjhjesht me godinën por edhe me integritetin e kultiurës dhe artit shqiptar. Në dijeninë time nxitimi për teatrin kombëtar, është edhe arsyeja për prishjen e Muzeut Kombëtar brenda vitit. Rama do të shpërblejë në paradhënie djemtë e projektit për kullat…Po nxiton për ketë arsye”, tha Kryemadhi në një intervistë në ABC News.