fbpx

E zë mermeri poshtë, vdes 42-vjeçari në Elbasan

1-20.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku një person si pasojë e një aksidenti në punë ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një 42-vjeçar, i identifikuar si Lulzim Vrapi, nga fshati Vidhas i Elbasanit.

42-vjeçari është zënë poshtë nga mermeri, në firmën ku ai punonte.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në një firmë mermeri në Paper të Elbasanit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303