fbpx

“E zeza, mos Shqipen”! Aktorët e Portokallisë nuk përmbahen, Salsano qan dhe Gaz Paja ikën me vrap…

956aa15c-13be-4d13-8023-a6f010085f12.jpg

Përjashtimi i konkurrentes Shqipe nga reality show ‘Përputhen’, ka sjellë shumë reagime nga të gjithë. Jo vetëm kaq, por edhe aktorët e Portokallisë nuk kanë ndenjur pa ironizuar paksa situatën.

Kanë qenë aktorët Salsano Rrapi dh Gaz Paja, ata të cilët kanë xhiruar një video për të qeshur.

Salsano duke qarë, e Gaz Paja i inatosur, është videoja që vjen nga ambientet e brendshme të Top-it për largimin e konkurrentes së përzgjedhur nga vetë stafi i këtij televizioni.

‘E zeza, mos Shqipen‘- thotë Gazi kur mëson se Shqipen e përjashtuan, duke vrapuar më pas në ambientet e tjera të Topit, skenë kjo që ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303