Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pak më parë në afërsi të fshatit Dushar, në zonën e Lozhanit.
Bëhet me dije se personi që ndërroi jetë është 38-vjeçari, Marsel Nazifi, Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Maliqit.
Sipas të dhënave viktima Marsel Nazifi ishte pasagjer, por në momentin e aksidentit është hedhur nga mjeti për të shpëtuar, por ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.
Po ashtu nga aksidenti janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.
Advertisement