fbpx

E zuri poshtë me makinë, zbardhet dëshmia e autorit të ngjarjes: Gruaja më preu rrugën…

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku 61-vjeçari Hilë Simoni i theu këmbët gruas së kushëririt, Katrina Hilës, fqinje me të në fshatin Gur i Zi në Shkodër.

Hilë Simoni ka deklaruar në gjykatë se ngjarja ka qënë aksidentale dhe se pavarësisht konflikteve nuk ka dashur ta përplasë fqinjen e tij.

“Ngjarja aksidentale, nuk isha në gjendje të kontrolloja mjetin sepse rruga është pa standarde. Sapo ndodhi aksidenti njoftova punonjësin e policisë të Gurit të Zi dhe një mik të tij. E kam venë në dijeni se kam aksidentuar gruan e kushëririt. Gruaja më ka prerë rrugën shumë shkurt dhe djali im të kishte qenë s’kam pasur çfarë t’i bëj. Përsa i përket dhunës nuk e kam goditur. Sa i perket debateve kanë qenë të mbyllura që më përpara. Përpara një jave unë dhe burri i Katerinës kemi konsumuar një kafe për qejf në prani edhe të personave të tjerë sepse nuk kemi patur asnjë problem. Pasi e kam aksidentuar jam munduar që ta nxjerr nga makina por ka qënë e pamundur dhe pastaj njoftova policinë dhe një mik”, – ka thënë ai.

Avokati Altin Fushaxhia kërkoi “arrest shtëpie” me pretendimin se klienti i tij prej 5 vitesh kurohet me semundjen pulmonare të mushkërive. Gjykata nuk e ka marrë parasysh këtë kërkese dhe e la nën masën “arrest me burg” pas dyshimeve të forta se plagosja është bërë me dashje.