fbpx

Ecja para për ‘Kushtetuesen’, Yuri Kim falenderon Metën dhe Ruçin

Në lidhje me shpalljen e vakancave në Gjykatën Kushtetuese ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim.

Përmes një postimi ajo ka falenderuar Ilir Metën dhe Gramoz Ruçi për rihapjen e shpejtë të kandidaturave për Kushtetusen.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Gjykatën Kushtetues. Shpresojmë që juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan Kim ne Twitter