fbpx

Ecuria e reformës në drejtësi, Ulsi Manja takon ambasadoren Kim

Screenshot_4-1.jpg

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, vijon takimet me aktorët politikë dhe institucionalë në vend në lidhje me ecurinë e reformës në drejtësi.

Mbrëmjen e sotme ajo është takuar me kreun e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja/.

Në qendër të diskutimeve ka qenë ecuria dhe zbatimi i reformës në drejtësi, për të cilën ambasadorja amerikane disa ditë më parë ngriti alarmin se po tentohet të sabotohet.

“Me Ambasadoren znj. Yuri Kim ndamë mendimet tona mbi ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi. U dakortësuam se themelet e saj janë të çimentuara në Kushtetutë dhe KL do të vazhdojë të mbështesë pa hezitim zbatimin e plotë në koordinim me bashkautorët e kësaj reforme SHBA dhe BE”, bën me dije Manja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303