fbpx

Ecuria e reformës zgjedhore, edhe ambasadori i BE Soreca ka një apel

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka bërë edhe ai apelin e tij pas mbledhjes së tretë brenda javës të Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Përmes një shënimi në twitter, ambasadori i BE-së në Tiranë thotë se duhet bërë më shumë progress përsa i përket reformës zgjedhore.

“Është e rëndësishme që të bëhet progres në Këshillin Politik për reformën zgjedhore. Ne mirëpresim të gjitha vendimet konstruktive të marra nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata që ta vazhdojnë të punojnë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse brenda datës 31 maj. Kjo e lejon Shqipërinë të bëjë hapa para ne procesin e anëtarësimit evropian”, thuhet në reagimin e Soreca.