fbpx

Ed Sheeran dhe Justin Bieber me një tjetër bashkëpunim

Justin-Bieber-and-Ed-Sheeran-2015-london-billboard-1548.jpg

Këngëtari britanik, Ed Sheeran dhe ai kanadez, Justin Bieber, kanë realizuar një bashkëpunim të ri muzikor.

Kënga e dyshes “ I don’t care”, do të publikohet të premten në orën 17:00.

Këtë e bëri të ditur Ed Sheeran me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

“Kënga ime me Justin Bieber do të dalë të premten”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

Projekti i fundit muzikor i dyshes ka qenë “Love Yourself”, teksti i së cilës është shkruar nga Sheeran dhe Bieber./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303