Edhe 635 vendvotime kanë mbetur pa u rinumëruar

elections-in-kosovoo-7.jpg

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri në orën 16 janë rinumëruar në total 55 për qind nga vendvotimet për të cilat ishte vendosur të rinumërohen.

Sipas Valmir Elezit, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vetëm sot janë rinumëruar 66 vendvotime.

Ai ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe 635 të tjera për t’u rinumëruar dhe shprehu besimin se rinumërimi mund të përmbyllet deri të hënën tjetër.

Me këto rinumërime nuk pritet të ketë ndryshim rezultati te katër subjektet e para politike, përveç te koalicioni Nisma – AKR – PD, i cili aktualisht është vetëm 21 vota mbi pragun zgjedhor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303