fbpx

Edhe ambasadori Soreca ka një koment për rikthimin e opozitës në tryezën e ‘Zgjedhores’

Edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e Bashës për t’u rikthyer në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.

“Përshëndesim Lulzim Bashën. Vendimi për të rifilluar punën ndër-partiake në #ElectorReform në Këshillin Politik. Ajo shërben për interesin më të lartë të 🇦🇱 dhe kontribuon në përfundimin e kësaj reforme të rëndësishme pa vonesë të mëtejshme, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar nga Këshilli Europian”, thuhet në reagimin e kreut të delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.