fbpx

Edhe Anglia “përqafon” VAR-in

VAR.jpg

Sistemi i videoarbitrimit do të përdoret edhe në Premier League nga sezoni i ardhshëm.

Skuadrat në Angli votuan në favor të përdorimit të teknologjisë, duke iu bashkuar revolucionit që preku edhe Spanjën, Italinë e Gjermaninë, si dhe u aplikua me sukses në Botëror.

Kështu, arbitrat e Premier League do të ndihmohen nga pamjet vizive dhe asistenca jashtë fushës, pasi 20 skuadrat më të mira vendosën më në fund t’i dorëzohen presionit, duke lënë mënjanë mendimin e konservatorëve të futbollit në vendin ku u shpik ky sport.

Duke nisur nga sezoni 2019-2020, sistemi VAR do të jetë i pranishëm në çdo stadium në kampionatin më të fortë të planetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *