fbpx

Edhe Bollino kundër Ramës, ja deklarata

bollino-rama.jpg

Precipitimi i situatës politike në vend ka bërë që shumë të bëjnë thirrje për përgjegjshmëri dhe ulje të toneve. Botuesi italo-shqiptar Carlo Bollino në një analizë të publikuar tek Shqiptarja.com si asnjëherë më parë ka dalë kundër qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Bollino është shprehur se Rama po luan me zjarrin me këmbënguljen e tij për 30 Qershorin. Gazetari ka shtruar pyetjen nëse ka më sens që Rama të vazhdojë të këmbëngulë tek data 30 Qershor. Sipas tij parimi i pashkelshmërisë së Kushtetutës bie ndesh me parimin e mbijetesës së vendit dhe të bashkëjetesës civile. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303