fbpx

‘Edhe delet reagojnë…’, çfarë po thotë Ylli Manjani për reformën zgjedhore?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një postim në rrjete sociale, ku ka reaguar për reformën zgjedhore.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani pohoi se nevojitet një ligj zgjedhor që i fut palët në zgjedhje dhe jo ultimatume që i fut në llogore luftarake. Sipas tij, Kodi Zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme nga parlamenti që e cilëson monist për të nuk mund të pranohet.

REAGIMI I MANJANIT

Marrja e pushtetit me dhunë nuk pranohet! Po aq e papranueshme është edhe mbajtja e pushtetit pa zgjedhje!!!
Ndaj nuk ka shumë opsione në tryezë. Duhet një ligj zgjedhor që i fut palët në zgjedhje dhe jo ultimatume që i fut në llogore luftarake.
Kodi Zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme nga parlamenti monist edhe sikur i florinjtë të jetë, NUK PRANOHET!
Braktisja e tryezës së konsensusit është antidemokratike, antishqiptare e antiperëndim. Nevoja për të mbajtur me çdo kusht pushtetin do ketë një fund.
Edhe delet reagojnë.