Edhe dy kandidatë të tjerë kërkojnë mandatin e deputetit

kqz-1554739930.jpg

Dy kandidatë të tjerë nga listat e Partisë Demokratike dhe LSI kanë dorëzuzar në KQZ formularin e dekriminalizimit për të marrë mandatin e deputetit.

Andi Përmeti është në listat e PD në qarkun e Korçës ndërsa Eugen Bojaxhiu është kandidat në listën e LSI në qarkun e Beratit.

Fillimisht KQZ do vendosë nëse Përmeti dhe Bojaxhiu marrin mandatin e më pas pritet të betohen në seancën e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë sot KQZ i dha mandatin dy deputetëve nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe atë të Korçës.

Halil Jakimi mori mandatin e deputetit për qarkun e Dibrës, ndërsa Arlind Çarçani për qarkun e Korçës.

Numri i deputetëve aktualisht në Kuvend ka shkuar në 103.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303