fbpx

‘Edhe dy vajza të tjera janë abuzuar’, gazetarja jep detaje mbi rastin e përdhunimit të 15-vjeçares

Gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë disa detaje në lidhje me 15 vjeçaren e përdhunuar.

Ajo thotë se nga biseda që ka pasur me minorenen ka zbuluar se në dijeni për gjithë abuzimin ishin edhe dy shoqet e saj. Madje shton se edhe këto vajza janë ngacmuar nga Abas Doku.

“Vajza ka thënë se edhe dy shoqe të saj kanë pësuar të njëjtën gjë, janë abuzuar në këtë shtëpi. Njëra nga vajzat e tjera është shpërngulur me familjen jashtë Shqipërisë, nuk është këtu. Ndërsa vajza tjëtër jeton në Babrru. Duhet të ketë hetime edhe për këto raste”,- tha gazetarja.