Edhe Holanda pezullon përdorimin e vaksinës Astra Zeneca

download-2.jpg

Holanda është bërë vendi i fundit që pezullon përdorimin e vaksinës së koronavirusit AstraZeneca, për shqetësimet e ngritura, në lidhje me efektet anësore të mundshme.

Qeveria holandeze tha se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, ishte paraprake. Republika e Irlandës më parë mori një vendim të ngjashëm, në lidhje me raportet e mpiksjes së gjakut tek të rriturit në Norvegji.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka asnjë rrezik të mpikjes së gjakut, nga kjo vaksinë. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut – thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj, raporton BBC.

Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda tashmë kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Në një deklaratë, qeveria holandeze tha se po vepronte nga masa paraprake pas raporteve nga Danimarka dhe Norvegjia për efektet e mundshme anësore serioze.

“Ne nuk mund të lejojmë asnjë dyshim në lidhje me vaksinën,” tha ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jonge. “Ne duhet të sigurohemi që gjithçka është në rregull, kështu që është mençuri të ndalemi tani.”

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303