“Edhe krimi e ka kuptuar…”. Fatos Klosi lëshon deklaratat e forta dhe paralajmëron: Shumë shpejt do…

klodi.jpg

Ish-shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi ka qenë i ftuar në emisionin “Breaking”, ku ka dalë me një reagim të fortë ndërsa ka komentuar vendimin e DASH për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës.

“Mendoj se është një projekt i drejtpërdrejt i SHBA-së, nuk ka më kohë për mesazhe. Vetë ideja e nisjes me shpalljen si person “Non-Grata” të Sali Berishëns tregon se nuk është më koha e mesazheve, por e veprimeve konkrete. Mesazhet nga përtej Atlantikut kanë mbaruar dhe besoj se të gjithë e kanë kuptuar, por edhe shqiptarët, por sidomos dhe krimi do ta ketë kuptuar”, tha Klosi në emisionin “Breaking”.

Ai gjithashtu theksoi se ta nisësh këtë proces me Sali Berishën është gjë e madhe:

“Të nisësh me Sali Berishën është gjë e madhe, të fillosh nga një tjetër më i vogël se nuk do e dinim se ku do të vente, është nisur nga më i madh, te njeriu që është konsideruar si më i paprekshëm. Shumë shpejt do të ketë edhe figura të jtera që deri dje janë konsideruar të paprekshëm. Ka shumë probleme, qoftë korrupsioni dhe trafiku i qenieve njerëzore që ka marrë hov të ri”, theksoi Klosi.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303