TË FUNDIT

‘Edhe ky vit do jetë sfidues”. Lulzim Basha apel nxënësve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar të gjithë nxënësit pët vitin e ri shkollor ndërsa bën apel që të mos mungojë kujdesi për të mbrojtur shëndetin pasi edhe ky viti do të jetë sfidues.

“Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve”, shkruan Basha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat