Edhe naftëtarët nesër në protestë

Dita e nesërme pritet të jetë e ngjeshur me protesta në të gjithë vendin. Studentët, banorët e Unazës së Re dhe qytetarë të ndryshëm do të mblidhen në kryeqytet por një tjetër pritostë paralajmërohet në Fier.

Naftëtarët e Ballshit do të protestojnë përpara prefekturës së qytetit të Fierit. Ata kanë njoftuar se asnjë prej tyre nuk do të qëndrojë në repartet në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Ata kërkojnë që qeveria të ndërhyj që kompanitë Albpetrol dhe Bankers të furnizojnë me naftë bruto uzinën. /real-news.tv/

Lër një koment