fbpx

Edhe në Duomo! “Vjosa Park Kombëtar”, slogani për mbrojtjen e lumit shpaloset në Milano

3C9F1F9A-8FAA-4FEA-BA11-71CF39D2B9F5.jpeg

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është realizuar në sheshin e Duomos në Milano.

Këtë ide e kanë realizuar disa aktivistë, të cilët kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa dhe kanë paralajmëruar se një veprim i ngjashëm do të shpaloset edhe ne Mbretërinë e Bashkuar.

Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303